HomeAktualitetDosja X

“Bëmat dhe gjëmat” e gjyqtarit Hazbi Balliu që do i hajë … Olsi Dados!

“Bëmat dhe gjëmat” e gjyqtarit Hazbi Balliu që do i hajë … Olsi Dados!

Vendimmarrjet e gjyqtarit Hazbi Balliu ka qenë në fokus publik edhe më parë. Në fillim të Gushtit 2025, kryeministri Edi Rama e konsideroi gjyqtarin “të pacipë” dhe pjesë e llogores së Antiligjit në drejtësi.

“Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatës i pacipë (Hazbi Balliu), krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, u shpreh Rama në një status në rrjete sociale.

Por po aq skandaloz është rasti i kompanisë së Nadir Çaushollit “CFO Pharma” e cila ka përfituar 700 mijë euro nga skema e dyshuar mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, mund të rikthehet në treg, mjafton që të paguajë një shumë prej më pak se 40 mijë euro.

Gjyqtari Balliu thotë në vendim: “Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 142 datë 16.10.2025 të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për pikën 2/b deri sa të zgjidhet çështja me vendim të formës së prerë”.

Në vijim, gjyqtari Balliu shprehet: “Urdhërohet pala kërkuese Shoqëria CFO Pharma që të depozitojë garanci bankare në favor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shumën prej 4.000.000 (katër milion) lekë brenda 5 ditëve nga data e shpalljes së këtij vendimi në të kundërt efektet e kësaj mase bien”.

Por skandali më i rëndë sapo ka filluar dhe dihet si do përfundoi. Në një denoncim të “Prapaskena” me titull: Çantë me euro dhe vendim të gatshëm / Hazbi Balliu pritet të shpëtojë nesër Ols Dadon nga shkarkimi dhe në fakt ashtu po ndodh megjithëse seanca u shty për në Qershor.

Ja shkrimi i “Prapaskenës”:

“Në 8 maji 2026, gjyqtari pranë Gjykatës Administrative Hazbi Balliu do të marrë vendim mbi kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për konstatimin e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados nga violinist-noter në prokuror pa plotësuar kriteret. Paligjshmëria e emërimit të Ols Dados prokuror nga dora e mikeshës së tij Ina Rama është pranuar edhe nga Presidenca, madje edhe nga ish Presidenti Bamir Topi, i cili ka firmosur emërimin e tij në 2008 mbi një dosje të rreme të kopsitur nga Ina Rama, asokohe kryeprokurore.

Në këto rrethana, ditët e fundit, Ols Dado ka rrethuar me sekserë gjyqtarin Hazbi Balliu, i cili pritet të vendosë për fatin e tij. Ols Dado ka angazhuar një rreth sekserësh, të cilët kanë tentuar të hyjnë në pazare me gjyqtarin Hazbi Balliun, me qëllim të ndikuar dhe diktuar vendimarrjen e Balliut në favor të Ols Dados, i emëruar prokuror pa plotësuar kriteret ligjore. Sipas burimeve, ofertat ndaj Hazbi Balliut arrijnë deri në një milionë euro, përfshirë mbështetje për karrierë dhe imuninet nga SPAK për sa kohë Dado të jetë pjesë e Strukturës së Posaçme.

Sekserë të Ols Dados mësohet se kanë kontaktuar edhe njerëz të afërt të gjyqtarit Hazbi Balliu, me oferta dhe mesazhe të koduara, me qëllim për t’u siguruar se vendimarrja do të jetë në favor të noterit që u bë prokuror në shkelje të ligjit, falë Ina Ramës dhe kreut të ILD, Artur Metani, asokohe anëtar i Këshillit të Prokurorisë, sot një personazh i marrë peng me dosje nga segmente të caktuara të SPAK-ut.

Sipas burimeve, sekserët e Ols Dados, krahas parave, i kanë ofruar gjyqtarit Hazbi Balliut edhe disa variante vendimesh të gatshme të ‘arsyetura’ për të rrëzuar padinë e Veliajt. Vendimet besohet se janë shkruar nga Ols Dado dhe jursitë të besuar pranë tij. Sipas burimeve, secili vendim që i është ofruar Hazbi Balliut si varint i mundshëm për t’u vulosur si vendim i tij rrëzon padinë e Veliajt për shkarkimin e Ols Dados. Tendecat korruptive të Ols Dados reflektohen edhe nga kërkesat e tij të paligjshme drejtuar Veliajt për një shtesë për pallatin e tij tek Rruga e Kavajës, por edhe nga lidhjet e tij të provuara me krimin e organizuara, si noter i preferuar i figurave të trafikut të kokainës.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dërguar një letër të gjitha përfaqësive dhe organizatave të huaja në Shqipëri, përmes së cilës kërkon monitorim të seancës gjyqësore të 8 majit, ku Gjykata Administrative do të marrë vendim për pavlefshmërinë ose jo të emërimit të Ols Dados prokuror. Letra e Veliajt reflekton dyshime të forta se Ols Dado është angazhuar duket ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe korruptive për të diktuar vendimin e Hazbi Balliut në favor të tij”.