HomeAktualitetKryesore

Skandal kriminal! “Molotovar” mercenar nga Italia: PD rekruton shtetas të huaj “pabuksa”! Deklarata pas arrestimit: Paguhemi 300-500 euro për çdo protestë për të djegur policinë dhe objektet! (Emrat)

Skandal kriminal! “Molotovar” mercenar nga Italia:  PD rekruton shtetas të huaj “pabuksa”! Deklarata pas arrestimit: Paguhemi 300-500 euro për çdo protestë për të djegur policinë dhe objektet! (Emrat)

Grupi kriminali Shkëlzen Berishës në Partinë Demokratike ka nisur të rekrutojë mercenar kriminel shtetas të huaj, përmes pagesës, duke i bërë pjesë të njësisë së molotovit në SHQUP.

Njësia apo grupi i molotovit në PD përdoret nga Sali Berisha në protestat sistematike për rrëzimin e qeverisë, duke sulmuar policinë dhe institucionet publike me molotov dhe fishekzjarre.

Pas protestës së djeshme, Policia e Shtetit, përpos të tjerëve, ka proceduar penalisht edhe tre të rinj italianë, të cilët janë kapur me molotov dhe duke sulmuar policinë. Tre italianët janë marrë në pyetje, ku kanë rrëfyer se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit, me një bonues nga 300-500 euro për çdo protestë, përfshirë edhe asistencë me avokat dhe garanci për të dalë nga burgu nëse kapen nga policia.

Por gjykatat hale vazhdojnë avazin dhe i lirojnë këta kriminel, që nuk kanë asnjë lidhje me protestën, por janë kriminela pabuksa që kryejnë njëe vepër penale të rëndë në një vend tjetër me pagesë. Në fakt kjo vepër është nën tagrin e SPAK sepse hynë te krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Politikanët e PD-së paguajnë para për të destabilizuar vendin duke rekrutuar shtetasve të huaj si grup terrorist dhe partia nuk është individ por një grupim pra një organizatë kriminale që përdor mjete terrori dhe rekruton njerëz për djegur objekte të rëndësisë së veçantë dhe punonjës të policisë në shërbim.

Të proceduarit:

Komisariati nr. 3

Fabio Perabello, i dtl 10.08.2002, shtetas Italian.

Eros Ndrevataj, i dtl 23.05.2008.

Alekes Ndrevataj, i dtl 14.02.2011.

Fabio Allmuca, i dtl 11.10.2011.

Komisariati nr.2

George Casu, i dtl 16.01.2001, shtetas Italian.

Houssem Bousrih, i dtl 24.11.2001, shtetas Italian.

Grupi i Shkëlzen Berishës për rekrutimin e mercenarëve për sulme me molotov mësohet se përbëhet nga Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe krahu i krimit të organizuar pranë Familjes Berisha. I gjithë operacioni për rekrutimim, pagesat, instruktimin, përgatitjen e lëndëve shpërthyese dhe asistencën ligjore për anëtarët e grupit të molotovit, financohet nga Shkëlzen Berisha me para të pista, përfshirë edhe mbledhjen e tarifave për një rreth biznesmenësh, të cilët kanë përfituar para dhe pasuri publike nga qeveria Rama.

Duket disi ironike që një pjesë e parave dhe pasurive publike, që qeveria u jep oligarkëve, përfundojnë duke financuar sulme me molotov kundër qeverisë. Ndërkaq, grupi i Shkëlzenit ka nisur të rekrutojë shtetas të huaj në njësinë e molotovit pas arrestimit të shumë anëtarëve gjatë protestave të kaluara dhe në kushtet kur gjykatat kanë nisur t’i lënë në burg të arrestuarit me molotov./ Prapaskena