VIDEO/ Një person futet me eskavator në një qendër zyrash qeveritare dhe shkatërron objektin, shkak dyshohet një mosmarrëveshje për kompensimin e fshatarëve

VIDEO/ Një person futet me eskavator në një qendër zyrash qeveritare dhe shkatërron objektin, shkak dyshohet një mosmarrëveshje për kompensimin e fshatarëve

Një burrë në Kinë ka hyrë me një eskavator në një qendër zyrash qeveritare në Shaanxi, duke shembur hyrjen dhe duke dëmtuar disa pjesë të ndërtesave.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një mosmarrëveshje për kompensimin financiar që dyshohet se qeveria u detyrohej banorëve të fshatrave përreth.

Për gati një orë ai vijoi shkatërrimin e ndërtesave, duke shkatërruar shkallët, tabelat identifikuese dhe dyert prej xhami. Dëme u konstatuan gjithashtu edhe në pjesën e pasme të objektit dhe në fasadat e ndërtesave të tjera.

Për shkak të situatës së rrezikshme, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të punonjësve dhe qytetarëve që ndodheshin në kompleks.

“Ishim shumë të frikësuar. Askush nuk guxoi ta ndalonte”, rrëfeu një punonjës për mediat kineze.

Pas gati një ore shkatërrimesh, drejtuesi i ekskavatorit ndaloi mjetin, duke i dhënë mundësi policisë të ndërhynte. Në operacionin për neutralizimin dhe arrestimin e tij morën pjesë rreth 20 efektivë të forcave speciale të Policisë.