Takimi i Eric Wendt u publikua si lajm i bujshëm por… ambasadori amerikan takoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë, jo flamingot dhe maskat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi këtë të enjte një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

AATT është institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri që ofron programe studimi dhe diploma të akredituara amerikane. I hapur në shtator 2025 në bashkëpunim me Fondacionin “Harry Fultz” dhe kampusin e RIT në Kosovë, ky institucion sjell standardet akademike të universitetit prestigjioz nga Nju Jorku

Gjatë vizitës, ambasadori u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po i përgatisin studentët për të ardhmen.

Wendt dëgjoi gjithashtu idetë e të rinjve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë.

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”, u shpreh ambasadori amerikan gjatë takimit.