VIDEO/ Gardisti francez humb ndjenjat në hyrje të Pallatit Élysée: Presidenti Macron i shkon në ndihmë

VIDEO/ Gardisti francez humb ndjenjat në hyrje të Pallatit Élysée: Presidenti Macron i shkon në ndihmë

Një anëtar i Gardës franceze të Nderit humbi ndjenjat dhe u rrëzua në momentin kur presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, mbërriti në Pallatin Élysée në Paris për një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti Macron dhe zyrtarë të tjerë nxituan drejt gardistit për ta ndihmuar, ndërsa më pas pjesëtarët e stafit e larguan atë nga hyrja e ceremonisë së pritjes.

Incidenti ndodhi pikërisht në momentin kur automjeti i presidentit sllovak, i cili ndodhej për vizitë në Francë, mbërriti në hyrje të pallatit.