VIDEO/ Atmosferë festive me daulle para ndeshjes Shqipëri-Finlandë, mbi 21 mijë tifozë kuqezi mbushin stadiumin! Kërcejnë e këndojnë në mbështetje të Kombëtares

VIDEO/ Atmosferë festive me daulle para ndeshjes Shqipëri-Finlandë, mbi 21 mijë tifozë kuqezi mbushin stadiumin! Kërcejnë e këndojnë në mbështetje të Kombëtares

Prej orës 18:30 ka nisur hyrja e tifozëve në stadium, në prag të sfidës Shqipëri-Finlandë. Që në minutat e para është vënë re një fluks i lartë mbështetësish, të cilët i janë drejtuar shkallëve të stadiumit për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare. Atmosfera jashtë stadiumit është shoqëruar me entuziazëm me muzikë dhe ritme daullesh.

Në mesin e tifozëve shihet një djalë i vogël me kostum tradicional popullor shqiptar, i cili me daulle i është bashkuar grupit të instrumentistëve që po ndezin atmosferën kuqezi jashtë stadiumit

Interesi për këtë përballje ka qenë i lartë, pasi të gjitha biletat janë shitur prej dy ditësh ku mbi 21 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium, për të mbështetur Kombëtaren. Ndërkohë kanë mbërritur edhe “Tifozat Kuq e Zi”, pas përplasjeve që patën me FSHF-në për çështjen e biletave ku duket se marrëdhëniet mes grupimit dhe Federatës janë përmirësuar, duke bërë që akulli mes palëve të shkrihet.