Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut, alias Ilir Pasholli, dhe kompanive farmaceutike të lidhura me të. Hetimet zbulojnë skemën e dyshuar të kontrabandës së ilaçeve

Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut, alias Ilir Pasholli, dhe kompanive farmaceutike të lidhura me të. Hetimet zbulojnë skemën e dyshuar të kontrabandës së ilaçeve

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë veprime për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Ilir Shehut, i njohur edhe me emrin Ilir Pasholli, si dhe të disa subjekteve tregtare të lidhura me të. Në listën e kompanive të përfshira në këtë procedim pasuror janë “Medicamenta”, “Mega Store”, “Unipharma” dhe “Italialbania Pharma”, ndërsa masa përfshin edhe tetë pasuri të paluajtshme, tetë automjete dhe prona të regjistruara në emër të subjekteve të lidhura me të.

Hetimi pasuror me numër 23 është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në qendër të verifikimeve kanë qenë dyshimet se Shehu dhe persona të lidhur me të disponojnë pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme, si rezultat i përfshirjes në veprimtari kriminale që lidhen me lëndët narkotike.

Një skemë e dyshuar kontrabande ilaçesh mes Italisë dhe Shqipërisë

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë administruar të dhëna sipas të cilave Ilir Shehu, alias Ilir Pasholli, ishte identifikuar më parë nga autoritetet italiane si pjesë e një mekanizmi të sofistikuar të kontrabandës së produkteve farmaceutike nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas gjetjeve të hetimit, skema mbështetej në një mënyrë të organizuar të qarkullimit të barnave, ku dokumentacioni tregtar pësonte ndryshime gjatë kalimit nga njëri shtet në tjetrin.

Konkretisht, blerjet e ilaçeve në Itali kryheshin përmes faturave të rregullta, në të cilat pasqyroheshin më shumë se dhjetë artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit, mallrat kalonin përmes autoriteteve doganore italiane me dokumentacion që pasqyronte vlerën dhe peshën reale të ngarkesës.

Por, sipas hetuesve, situata ndryshonte në momentin kur ngarkesa mbërrinte në doganën shqiptare.

Megjithëse vlera financiare dhe pesha e deklaruar mbeteshin të pandryshuara, lista e produkteve reduktohej në vetëm katër ose pesë artikuj. Në këtë mënyrë, pjesa tjetër e barnave dyshohet se hynte në tregun shqiptar pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se një pjesë e produkteve farmaceutike të futura në këtë mënyrë legalizoheshin përmes një operatori tjetër tregtar, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre dhe shkëputjen e gjurmëve nga veprimtaria e dyshuar e kontrabandës.

Pasuritë, aktiviteti kriminal dhe pikëpyetjet mbi kontrollet institucionale

Një tjetër drejtim i hetimit është përqendruar te burimi i kapitalit dhe pasuritë e krijuara nga Ilir Shehu gjatë aktivitetit të tij ekonomik

Pasuritë e sekuestruara të Ilir Pashollit:

1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:
1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

Pasuri e sekuestruara në emër të kompanisë MEGASTORE:

1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
2. Volkswagen Jetta, vitprodhimi 2015,
3. Mercedez Benz GLE 2019,
4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
5. Volkswagen Caddy, vitpordhimi 2018,
6. Volkswagen ID.3, vitprodhimi 2024,
7. Land Rover Defender,
8. Peugeot, vitprodhimi 2018.

Sekuestrimin e subjektit:

1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
3. Subjektin I.Sh. PF;
4. Subjektin I.Sh. PF;
5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk;
6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk

Pasuritë në emër të subjektit H.Sh:

1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan,
6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan