Ndryshime në drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, shkarkohen dy zyrtarë

Ndryshime në drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, shkarkohen dy zyrtarë

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i IMT-së, Rigers Sheqeri.

Po ashtu, me urdhër të kryebashkiakut Veliaj, është shkarkuar nga detyra edhe Zhaneta Beqiri, e cila mban postin e drejtoreshës së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

Bëhet me dije se Zhaneta Beqiri ka një raport të KLSH-së, i cili i rekomandon kryetarit të Bashkisë shqyrtimin e marrjes së një mase ndaj saj.

Në bazë të këtij rekomandimi, kryetari ka marrë vendimin për shkarkimin e saj.