Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, Prokuroria kërkon pushimin e akuzës ndaj ish-deputetit të PS, i dënuar nga GJKKO

Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, Prokuroria kërkon pushimin e akuzës ndaj ish-deputetit të PS, i dënuar nga GJKKO

Është mbyllur pa asnjë akuzë hetimi i tokave ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin.

Burimet i thanë TCH se pasi prokurori i dosjes Dritan Prençi shpalli mos kompetencën dhe e kaloi dosjen nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit, hetuesit dolën në rezultatin Çyrbja si ish-regjistrues i pronave, nuk ka kryer asnjë vepër penale.

SIPAS kronologjisë së veprimeve hetimore, ish-deputetit ju hapën problemet e para me SPAK me këtë çështje, që tani u mbyllën.

Në dosjen ku shpallet pushimi i hetimeve për Çyrbjen, Prokuroria deklaron se nuk provohet që ish-funksionari të ketë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve, nuk ka pasur dijeni për falsitetin e tyre dhe nuk ka bashkëpunuar me të tjerë për përfitim personal gjatë regjistrimeve të tokave. Përkundrazi, shton Prokuroria, në disa prej aplikimeve Çyrbja ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit ligjor përpara vijimit të procedurës. Ndaj, Prokuroria e Durrësit i thotë Gjykatës se akuza e shpërdorimit të detyrës ndaj Çyrbjes duhet të pushohet. Ndërkohë gjykatës i janë dorëzuar të pandehur Hysen Gashi dhe Qamil Lila.

Siç rezulton në kulmin e hetimeve për këtë çështje, Çyrbja dha dorëheqjen nga mandati, por ndërkohë që tjetër prokurori i SPAK e hetoi atë për dyshime të tjera fraksion që e dërgoi në paraburgim.

Çyrbja u akuzua për dosjen e dytë të bazuar në biseda përmes SkyEcc dhe u gjykua për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje të sekreteve të policisë që sipas SPAK i kaloheshin anëtarëve të grupeve kriminale. Por avokati i ish-deputetit këmbënguli se Çyrbja nuk e ka përdorur asnjëherë aplikacionin SkyEcc.

Megjithatë insistimet para Prokurorisë së Posaçmes Çyrbja u gjet fajtor dhe në përfundim të vuajtjes së dënimit me dy vite burgim, doli nga qelia në shkurt të këtij viti.

Çyrbja i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku edhe për këtë episod pretendon pafajësi me arsyetimin se disponon një shkresë të Policisë shqiptare, e cila përgjigjet se nga 29 dhjetori 2020 deri në 7 mars 2021, policia nuk kishte pasur asnjë plan masash për arrestimin e të kërkuarve në zonat Manëz-Maminas dhe Sallmone, e për rrjedhojë nuk kishte si t’i njoftonte personat problematikë.