HomeAktualitet

Humb njeriun e dashur, deputetja e PS-së në zi për motrën

Humb njeriun e dashur, deputetja e PS-së në zi për motrën

Dhimbje e madhe për deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti. Motra e kryetares së Partisë Socialiste në Tiranë ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Lajmin e trishte e ka ndarë në faqen e saj në FB, motra tjetër e deputetes, Majlinda Gjylameti, duke ndarë me miqtë një mesazh rrëqethës për humbjen e madhe.

“Ti tashmë je kthyer në një engjëll për fëmijët dhe të dashurit e tu, e mrekullueshmja Ilve.

Zoti te lehtësoi nga dhimbjet e trupit zemër, por nuk mendoi për plagët e shpirtit.

U mundua me gjithë shpirt këto muaj të të mbante në jetë motra jote zemër, por… lufta me atë sëmundje të mallkuar është e ashpër, ti u përpoqe në maksimum ta mposhtje zemër.

Gojëëmbla, shpirtmira Ilva Macolli, u prehsh në paqe.”