HomeAktualitet

Edhe Dritan Rreshka jashtë dyerve të prokurorisë si… pasanik

Edhe Dritan Rreshka jashtë dyerve të prokurorisë si… pasanik

Kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, është shkarkuar nga detyra e prokurorit,  nga komisionerët e vettingut.

Rreshka nga vitit 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010.

Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.

Më 29 dhjetor 2017, Kryeprokurorja Arta Marku, emëroi Dritan Rreshkën, në krye të Prokurorisë së Tiranës me mandat të përkohshëm.