HomeDiaspora

Nga lavazhi te gjykata/ Si u bë shqiptari pjesë e drejtësisë italiane

Nga lavazhi te gjykata/ Si u bë shqiptari pjesë e drejtësisë italiane

Rastet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali janë të shumta. Këtë herë bëhet fjalë për 35 vjeçarin Ermir Lushnjari nga qyteti i Fierit. Ky i fundit punon në Gjykatën e Verbanias në Itali si konsulent ligjor.

Lushnjari jeton prej 20 vitesh në Verbania dhe që prej 2014-ës, punon në studion e avokates Paola Zanoia. Ai erdhi në Itali në mënyrë të paligjshme në fund të viteve 90.

Rrugëtimi i Lushnjarit nuk ka qenë i lehtë. Përtej përkushtimit në shkollë ai ka punuar një vit në një lavazh dhe më pas 11 të tjera në një zdrukthtari. Në moshën 22 vjeçare, fieraku u diplomua në liceun e gjuhëve. Më pas ai u regjistrua në kursin 3 vjeçar të Drejtësisë dhe vetëm dhe vetëm pas diplomomit hoqi dorë nga zdrukthtaria.

I specializuar në fushën e emigracionit, Lushnjari ka krijuar një aplikacion për emigrantët, të cilët duan të marin lejen e qëndrimit. Ky aplikacion është i vlefshëm që prej 1 qershorit edh enë Shqipëri, pas aprovimit të Ministrit të Diasporësm Pandeli Majko. Fieraku e ka quajtur aplikacionin “Çaj mali”, një pije kjo tradicionale për rajonin e Ballkanit.

Aplikacioni është i vlefshëm për ata që duan të punojnë në Itali por nuk kanë leje qëndrimi. Me anë të këtij aplikacioni regjistrohen të dhënat dhe bëhet kalimi nëpër institucionet përkatëse i procedurës. Kjo risi do të eleminojë edhe trafikun e paligjshëm të emigrantëve./CNA.al