HomeKuriozitet

Opsss! Erdhi zgjidhja: Facebook sjell së shpejti aplikacionin ku mund të gjeni të dashur

Opsss! Erdhi zgjidhja: Facebook sjell së shpejti aplikacionin ku mund të gjeni të dashur

Facebook pritet që të arkëtojë rreth 11 miliard paund në industrinë e zemrave të vetmuara me një aplikacion lidhjesh, rival me aplikacionin Tinder.

Sipas disa raporteve, gjiganti i rrjeteve sociale po teston shërbimin e ri vetëm së brendshmi me punonjësit e Facebook.

“Thashethemin” e ka nxjerrë një përdorues i Twitterit i cili ka publikuar disa screenshot-e të aplikacionit.

Fotot tregojnë se ‘Facebook Dating’ mund t’i ofrojë përdoruesve që të zgjedhin midis 5 gjinive: femër, trans-femër, mashkull, trans-mashkull, dhe njerëzit jo-binarë.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi më herët se kompania kishte plante për të kthyer sytë nga tregu i marrëdhënieve herët këtë vit. Ai premtoi gjithashtu që shërbimi do fokusohej në marrëdhëniet afatgjata dhe jo thjesht tek lidhjet kalimtare.