HomeAktualitet

Çipa i bënë “dush të ftohtë” Lejlës: Ofendoi grupin e njohur polifonik

Çipa i bënë “dush të ftohtë” Lejlës: Ofendoi grupin e njohur polifonik

Gazetari Alfred Lela, ka ironizuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në zonën e Pilurit në Himarë, i cili u prit me këngën “Kemi ty o skëndërbe”, gjatë paraqitjes promovuese të antologjisë “Shtigje të vendlindjes”. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar gazetari i njohur Aleksandër Çipa.

Ky i fundit me anë të një statusi në rrjetet sociale, është shprehur se me komentin e tij, Lela ka fyer grupin dinjitoz “Bejke e bardhë” të Pilurit.

Çipa ka sqaruar më tej se aktiviteti ishe planifikuar nga Bashkia e Himarës dhe selektuesit e antologjisë, ndërsa kryeministri ishte thjesht një i ftuar, i cili shijoi këngën himn “ këngët e Atdheut tim”.

Ndër të tjera, gazetari ka shkruar se këngën e kënduar nga udhëheqësi artistik i grupit “Kristo Çipa”, Lela e ka përdorur politikisht.

Postimi i plotë

Nje saktesim per nje lejle politike te Leles

Kolegu im Alfred Lela paska komentuar se ne Pilur ku u zhvillua kete te diele paraqitja promovuese e antologjise “Shtigjeve te vendlindjes”, mberritja e kryeministrit aktual Edi Rama u prit me kengen “Kemi ty o Skenderbe”. Eshte nje lejle politike e gazetarit te percaktuar politikisht qe padashur fyen nje grup dinjitoz dhe me histori kulturore ne vend siç eshte grupi “Bejke e bardhe” i Pilurit.

Ne te vertete aktiviteti ishte planifikuar nga organizatoret dhe selektuesit e antologjise me Prof.Dr Josif Papagjoni dhe Bashkia e Himares. Kryeministri erdhi ne veprimtari si i ftuar dhe si gjithe te pranishmit shijoi kengen-himn “Kenget e Atdheut tim” dhe me pas degjoi dhe padyshim shijoi edhe kengen e shkruar heret nga autori dhe udheheqesi artistik i “Bejke e bardhe” Kristo Çipa, ish kryetar i PD-se se Himares dhe i afishuar per orientimin e tij politik qysh nga 1991.

Kenga me nje tekst te shkelqyer eshte publikuar qysh ne janar te ketij viti dhe ne muajin maj u vleresua me trofeun e Festivalit Folklorik Rajonal te Vlores. Bashkangjitur kolegu im ka edhe faqen e autorit te tekstit dhe kenges ne fjale te cilen kolegu im e keqperdor ne lejlen politike qe sajon per llogari te politiko-se.

Ne ate fshat kenget per burrat e historise sone kombetare behen rralle dhe kur behen, pikohen.

Me arsyen e te ftuarit dhe pjesemarresit, ne promovimin e edicionit te tete te “Shtigjeve te vendlindjes”, Sandri.