HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Peshkaqeni tmerron pushuesit në Dhërmi, noton vetëm pak metra larg bregut!

VIDEO/ Peshkaqeni tmerron pushuesit në Dhërmi, noton vetëm pak metra larg bregut!

Sipas informacioneve të dëshmitarit tonë, dhjetra pushues në Drimadhë janë tmerruar, pasi shumë pranë bregut është shfaqur bishti i një peshkaqeni.

Peshkaqeni, i cili mendohet të jet mbi 1 metër i gjatë, dukej me sy të lirë nga bregu dhe pushuesit që ndodheshin aty pranë nuk kanë ngurruar t’i bëjnë video.

Nga video e mëposhtme, peshkaqeni nuk duket të jetë i përmasave shumë të mëdha, por është mjaftueshëm i frikshëm për të trembur pushuesit.

Kaq ka mjaftuar, që pushuesit mos të futen në det për një kohë relativisht të gjatë, nga frika e peshkaqenit, që me sa duket paska qenë kalimthi, “turisti” i ri i brigjeve tona.

Të tilla shfaqje, janë mjaft të rralla në bregdetin tonë, përjashto rastet kur një peshkaqen ka rënë në rrjetën e ndonjë anije peshkimi./Ekskluzive.al