HomeKronikeDiaspora

Kjo është nëna dhe vajza që u mori jetën burri dhe babai në Gjakovë

Kjo është nëna dhe vajza që u mori jetën burri dhe babai në Gjakovë

40 vjeçarja nga Tropoja, Valbonë Marku Nrecaj është gruaja që humbi jetën mbrëmë nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bretkovc të Komunës së Gjakovës.

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë humbën  Valbonën, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Valbona ishte me prejardhje nga rrethi i Tropjës ndërsa kishte ardhur të jetonte në Gjakovë pas luftës. Ndonëse ishte e martuar me Pjetërin dhe kishin gjashtë fëmijë së bashku, dhuna që kishte ushtruar Ndrecaj ndaj saj kishte bërë që ajo të shkonte të jetonte te shtëpia e familjes së saj.

Në korridorin e po kësaj shtëpie, Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov ka marrë jetën gruas dhe vajzës së tij për arsye ende të panjohura.

Valbonës kishte kohë që i vinin kërcënime nga ish burri. Madje, për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia dhe kishte hapur rast, por që nuk kishin arritur të parandaloin vrasjen.