HomeKuriozitet

Video çmenduri! Burri futet me vullnet të plotë në gojën e anakondas por… !

Video çmenduri! Burri futet me vullnet të plotë në gojën e anakondas por… !

Është parë të paktën nga 4 milion persona, nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, dokumentari i transmetuar nga Discovery Channel dhe xhiruar nga natyralisti Paul Rosolie.

Rosolie, i pajisur me një palë tuta të veçanta prej fibre karboni, me një aparat për frymëmarrjen dhe një radio për të komunikuar me jashtë, ka “ngacmuar” një anakonda 6 metra të gjatë, i famshme për teknikën e tij grabitqare të gëlltitjes së viktimave të tij akoma të gjalla.

Kështu ky zvarranik filloi të gëlltisë Rosolie, dhe nga kamerat që mbante në trup ishte e dukshme në brendësi goja e kafshës.

Por për shkak të shtrëngimit vdekjeprurës, Paul ka rrezikuar të humbasë një krah. Rosolie i ka kërkuar ndihmë stafit të tij, që ka ndërhyrë duke e hequr zvarranikun dhe duke liruar kështu burrin nga goja e tij.

Kjo video po shkakton shumë polemika për dhunën qe transmetohet,  por Discovery Channel shpjegon se është xhiruar për të sensibilizuar publikun e madh për rreziqet e lidhura me zhdukjen e mundshme të pyjeve peruian të Amazon.