HomeAktualitetKryesore

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet pas 12 orësh autori i 8 viktimave për “gardhin e pulave”, Ritvan Zykaj u gjet 800 metra larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet pas 12 orësh autori i 8 viktimave për “gardhin e pulave”, Ritvan Zykaj u gjet 800 metra larg vendngjarjes

Policia zbulon nga fshati Selenicë, se pas 12 orë kërkime është arrestuar mëngjesin e sotëm, ora 06.30 autori i vrasjes së 8 personave.

Autori Ritvan Zykaj u gjet vetëm 800 metra i fshehur larg vendit të masakrës, por errësira e ka bërë të pamundur gjetjen e tij.

Policia konfirmonse autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit.

Operacioni policor u drejtua nga drejtori përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, i pranishëm përgjatë gjithë kohës në operacion.

Sipas burimeve policore, gjatë momentit të arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë, gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin./Ekskluzive.al