HomeAktualitetKronike

Evitohet tragjedia në Fier/ Nëna tenton të mbysë 2 vajzat e mitura dhe të djegë shtëpinë e bashkëjetuesit (Video)

Evitohet tragjedia në Fier/ Nëna tenton të mbysë 2 vajzat e mitura dhe të djegë shtëpinë e bashkëjetuesit (Video)

Një 42-vjeçare në Fier për pak sa nuk ka ka shkaktuar një tjetër tragjedi familjare, duke tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djegë banesën e bashkëjetuesit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen: Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste  ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 35 vjeç.