HomeKronike

Detaje nga aksidenti/ Parakalimi i gabuar i “Audit” i mori jetën 27-vjeçares 7 muajshe shtatzënë

Detaje nga aksidenti/ Parakalimi i gabuar i “Audit” i mori jetën 27-vjeçares 7 muajshe shtatzënë

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në aksin Levan-Fier mendohet se ka ardhur si shkak i një parakalimi të gabuar i mjetit tip “Audi” me targë AA 616 FN.

Audi është përplasur me një mjet tip “Benz” me targë AA 446 OP, duke rezultuar fatal për shtetasen Majlinda Troka, 27 vjeçe, e cila ishte shtatzënë rreth 6-7 muajshe dhe ndodhej pasagjere në makinën Audi.

Gjithashtu janë plagosur 4 persona të tjerë, ku mes tyre është edhe një i mitur po ashtu pasagjer në mjetin Audi.

Audi kishte drejtues shtetasin A.T, ndërsa mjeti tip “Benz” shofer kishte shtetasin L.T.

Sakaq nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Megjithatë mësohet se në aksidetn është përfshirë edhe një makinë e tretë, po Benz, e cila vetëm është fërkuar dhe është nxjerrë nga rruga.