HomeDiaspora

Kocijançiç: BE nuk mund të komentojë elementet e ndryshimit të kufiri Kosovë-Serbi!

Kocijançiç: BE nuk mund të komentojë elementet e ndryshimit të kufiri Kosovë-Serbi!

Zëdhënësja e Këshillit Europian, Maya Kocijançiç në një konferencë për gazetarët në Bruksel ka folur në lidhje me ndryshimit e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kocijançiç është shprehur  se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes.

“Do të punojnë me palët për arritjen  marrëveshjes“, – ka vazhduar ajo më tej.

Në këtë konferencë Kocijançiç theksoi, se zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve, se nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç u përgjigj duke thënë, se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje në këtë fazë të fundit të dialogut.