HomeAktualitetKronike

Brenda 24 orëve dy vrasje në Mamurras, pas adoleshentit, viktima e radhës është një 27 vjeçar

Brenda 24 orëve dy vrasje në Mamurras, pas adoleshentit, viktima e radhës është një 27 vjeçar

Pas vrasjes së të riut në Fushë-Mamurras, Adriel Sala, një tjetër vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen Zef Hoti, ku është vrarë me armë 27-vjeçari, Indrit Pepa.

Mësohet, se Pepa ka patur ditën e djeshme një konflikt me disa persona pak orë përpara ngjarjes, e cila rezultoi fatale për të riun që ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia bënë me dije, se e ka identifikuar autorin e vrasjes, por ende nuk ka mundur ta kap atë.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë në më pak se 24 orë, pasi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras, humbi jetën një 14-vjeçar, i identifikuar si Adriel Sala.