HomeLifestyle

1 javë dasmë, deputeti socialist i jep fund beqarisë, kolegët shkëlqejnë në valle (Fotot)

1 javë dasmë, deputeti socialist i jep fund beqarisë, kolegët shkëlqejnë në valle (Fotot)

Deputeti i Kuvendit Anduel Xhindi i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë.  32-vjeçari nga Fieri, i vetmi beqar në grupin e socialistëve ka kurorëzuar dashurinë e tij.

Mësohet se dasma ka nisur prej ditës së sotme dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës, në kompleksin Blerimi në Lushnje, e ndërsa do të jenë mbi 450 të ftuar si asnjëherë më parë. Dita e hënë ka qenë e rezervuar  vetëm për deputetët e PS-së, për të festuar këtë ditë të shënuar, ndërsa ceremonia e madhe do të mbahet me datë 16 shtator.

Madje në dasmë janë të ftuar përveç deputetëve të grupit parlamentar dhe gazetarët që mbulojnë seancat plenare të Kuvendit.

Në fotot e siguruara nga fotografi i Kuvendi Agim Rama socialistët shfaqen të shtensionuar teksa fetojnë me kolegun.

Andueli është djali i Fatmir Xhindit i cili ishte gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur tre mandate rresht, në një nga zonat e qarkut të Fierit, në Roskovec. Në 2 maj 2009 në moshën 49-vjeçare, Xhindi humbi jetën, pranë banesës së tij nga një atentat.

1325