HomeKronike

Dështon seanca për “Shullazin”/ Avokatët: Procedimi i paligjshëm, nisi pa prova

Dështon seanca për “Shullazin”/ Avokatët: Procedimi i paligjshëm, nisi pa prova

Përfundon seanca te Krimet e Rënda për Emiljano Shullazi. Akuzën e përfaqësonte Besim Hajdarmataj. Sërish seanca për Shullazin është shtyrë.

Hajdarmataj ka kërkuar kohë që të njihej me çështjen “Shullazi”, ndërkohë që avokatët kanë kundërshtuar orarin e tij.

Në një dalje për mediat avokatët e Shullazit thanë se pretenca nuk  u lexua dhe se çështja do të zvarritet sërisht. Gjithashtu avokatët deklaruan se Hajdarmataj nuk mund të përfaqësojë akuzën.  Sipas tyre procedimi ishte i paligjshëm dhe nisi pa prova. Prokuroria sipas tyre nuk ishte e përgatitur.

Në seancë munguan dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj. Sipas informacioneve Nakuçi ka munguar për shkak të problemeve shëndetësore.