HomeAktualitetDebat

Rënia pikiatë e yllit të PD-së: Grida Duma habit me momentin më të “vështirë” të jetës së saj

Rënia pikiatë e yllit të PD-së: Grida Duma habit me momentin më të “vështirë” të jetës së saj

Mbrëmjen e djeshme, deputetja demokrate Grida Duma ka treguar për herë të parë momentin më të vështirë.

E ftuar në emisionin ”Mos i fol shoferit” në ”Ora News” ajo është shprehur se momenti më i vështirë që ka përjetuar ka qenë numërimi i votave në zgjedhjet e 21 qershorit të vitit 2015, ku deputetja sharmante e opozitës kandidonte për bashkinë e Durrësit përballë kryebashkiakut aktual, Vangjush Dako. Ajo e humbi garën përballë socialistit me mbi 13 mijë vota diferencë.

“Po ta ndajmë privaten midis publikes, momenti më i sikletshëm ka qenë numërimi i votave në Durrës!”, ka rrëfyer Grida.

Grida Duma u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017 në siglën e Partisë Demokratike ku ajo u rendit e katërta në listë. Grida ka mbajtur edhe postin e zv-ministres së Integrimit nga 2011-2013.

Muaj më parë, Grida u bë e famshme teksa u kap në një video-skandal erotik me deputetin demokrat Ervin Salianji.