HomeAktualitetKronike

E akuzoi si familje mafioze, Mustafa Lici sulmon Artan Hoxhën: Do përfundosh në burg!

E akuzoi si familje mafioze, Mustafa Lici sulmon Artan Hoxhën: Do përfundosh në burg!

Këshilltari i ‘Mendimi i Djathtë Liberal’ në Bashkinë e Shkodrës, Mustaf Lici, i është përgjigjur gazetarit Artan Hoxha lidhur me akuzat e këtij të fundit mbi familjen Lici, që njihet si një ndër bandat më të rrezikshme në Shkodër së bashku me grupin e Bajrajve, që u godit nga policia.

Një natë më parë, gazetari investigativ deklaroi se familja Lici është banda më e rrezikshme që bën ligjin në Shkodër dhe që ka nën kontroll gjithçka, që nga politika e biznesi, ndërsa shtoi se pjesë e këtij grupi është edhe këshilltari Mustaf Lici.

Në kundërpërgjigjen e tij, Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër, sepse ata nuk kane asnjë person të vrarë.

Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.

Lici i bën thirrje Prokurorisë që të zbardhë tablatet e gazetarit Hoxha dhe se një ditë ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i kthejë përgjigje gazetarit Hoxha, i cili çdo ditë akuzon familjen Lici.