HomeBota

VIDEO/ Përleshje për një telefon të humbur: 20 persona tmerrojnë qendrën tregtare

VIDEO/ Përleshje për një telefon të humbur: 20 persona tmerrojnë qendrën tregtare

Ky është momenti tronditës i një përleshje masive që shpërtheu në një qendër tregtare në Kaliforni.

Dhe e gjithë kjo përleshje prej rreth 20 personave, sipas mediave të huaja, ndodhi pas një iPhone të humbur.

Siç thuhet më tej, përleshja shpërtheu pasi një vajzë që kishte humbur telefonin e saj iu afrua një grupi për të parë nëse ata e kishin parë.

Kjo ka bërë që ngjarja të kalojë në kaos, me video që tregon dy grupe të mëdha njerëzish që shkëmbyen goditje dhe bërtisnin në drejtim të njëri-tjetrit.

Punonjësit e policisë së Newarkit, SHBA, duhej të thërrisnin oficerë nga Departamenti i Policisë Fremont për ndihmë për shkak të madhësisë së grindjeve.

Në fund doli se telefoni ishte i humbur dhe u gjet një kat më lartë nga ku kishte ndodhur përleshja.