HomeBlog

Ironia “therëse” e tifozëve të Tiranës/ Reagon Braçe: Nuk di nëse qorri është shqiptar apo i huaj

Ironia “therëse” e tifozëve të Tiranës/ Reagon Braçe: Nuk di nëse qorri është shqiptar apo i huaj

Derbi midis Tiranës dhe Partizanit nuk u luajt vetëm në fushë, por me një ironi therrëse edhe në tribuna. Kanë qenë tifozët e Tiranës ata të cilët kanë thumbuar Erjon Braçen ku kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej:

“Ju keni lidhje me këtë qytet aq sa Braçja me Basketbollin”. Ndërkohë për këtë ka reaguar dhe Braçe i cili është i njohur për simpatinë që ka për Partizanin ku thotë se kishte lidhje me basketbollin aq sa kishte Atanda me Ngo, ku tregon superioritetin e mbrojtësit të kuq ndaj sulmuesit bardhekaltër.

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES

KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,
DO JETE I KUUUUUUUQ!

Nje super super super PARTIZAN!
Nje skuader, nje mendje,
nje shpirt, nje pasion,
I KUUUUUUUUUUQ!

Bashkim dhe Force!
Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!

Tani,
une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise,
hapni Kombetaren pertej menaxhereve!

Ne fund,
LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,
DO NA UDHEHEQE;
Shpirti yt gezofte pa fund!! VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin saç kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!
Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!
Naten e mire e kapni koshin!