HomeAktualitetKronike

Merret në mbrojtje Xhisiela Maloku, reagon vajza: Nuk ishte kërkesa ime, s’kam nevojë!

Merret në mbrojtje Xhisiela Maloku, reagon vajza: Nuk ishte kërkesa ime, s’kam nevojë!

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun.

Një ditë pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, uniformat blu kanë marrë në mbrojtje të renë e cila e kishte denoncuar për dhunë dhe përndjekje ish-të dashurin e saj.

Ljamin për marrjen në mbrojtje e ka konfirmuar vetë 25-vjeçarja.

Kjo e fundit ka deklaruar për ReportTV se nuk ka nevojë për mbrojtje.

“Jam marrë në mbrojtje pa kërkesën time. Nuk kam nevojë për mbrojtje.”, ka thënë Xhisiela Maloku.