HomeAktualitetKryesore

Komentuesit e fyejnë rëndë, Elvana Gjata merr vendimin e papritur…

Komentuesit e fyejnë rëndë, Elvana Gjata merr vendimin e papritur…

Një lumë komentesh fyese kanë vërshuar në llogarinë e rrjetit social “Instagram” të këngëtares Elvana Gjata, pas raportimeve se ajo ishte shkaku i vrasjes së mbrëmjes së të enjtes në një lokal në zonën e “Ish Bllokut” në Tiranë.

Në këtë situatë, këngëtarja ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet në fotografinë e fundit të postuar në Instagram, ku ndaj saj janë bërë komente fyese, ku ndër të tjera e kanë qujtur edhe “vrasëse”.

Foto e fundit e postuar në Instagram nga këngëtarja, ku Elvana Gjata ka bllokuar komentet

I dashuri i saj, Ervin Mataj, është në kërkim si person i përfshirë në sherrin e armatosur brenda në lokal, që la një viktimë dhe dy persona të plagosur nga grupi rival.