HomeBlog

“PD, doni të vini në krye Salihanin… mos do t’iu quajnë parti k&k ?!”

“PD, doni të vini në krye Salihanin… mos do t’iu quajnë parti k&k ?!”

E njohur për oponencën e fortë ndaj qeverisë “Rama”, ish e përndjekura Ajtanga Lubonja duket mjaft e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Herë pas here aktivistja e njohur tregon se e ka humbur besimin tek alternativa e opozitës duke renditur edhe arsyet se pse ndjehet skeptike për mënyrën se si po udhëheq kryedemokrati.

70 vjeçarja që njihet për mbështetjen që i ka dhënë të djathtës për vite me radhë, sot thotë se kjo forcë politike ka spastruar nga radhët e saj emra intelektualësh duke e mbushur me njerëz të pamoralshëm.

“PD, doni të vini në krye Salihanin… mos do t’ju quajnë parti kurvash dhe kurvarësh!”, shkruan Lubonja në Facebook ku në replika me komentuesit e quan demokratin si “pusht, këlysh dhe kurvar të PD”.

Më herët, 70 vjeçarja rrëfen se si thirrjet e saj të vazhdueshme janë shfrytëzuar politikisht nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe deputetja demokrate Grida Duma.