HomeAktualitet

12 turistë rezultojnë të zhdukur pas një orteku në Zvicër

12 turistë rezultojnë të zhdukur pas një orteku në Zvicër

Të paktën 12 turiste rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Valesë.

”Incidenti ndodhi në lartësinë 2 500 metra, rreth orës 15:50 në Fenestral, në rajonin e Finhaut, pranë kufirit franko-zviceran”, saktësoi policia.

Ajo nuk dha detaje të tjera për ortekun dhe fatin e personave të zhdukur.

(BalkanWeb)