HomeAktualitet

Salianji habit me “provat” e tij: Ekspertiza e konfirmoi zërin e të vëllait, kur do të dorëhiqet Xhafaj?

Salianji habit me “provat” e tij: Ekspertiza e konfirmoi zërin e të vëllait, kur do të dorëhiqet Xhafaj?

Ervin Salianji ka hedhur poshtë se ai ka dhënë para për audio-përgjimin. Ervin Salianji është shprehur se prokuroria ka përdorur disa marifete për audio-përgjimin që pretendohet se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje. Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt? 

Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot? 

Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? ”, shkruan Salianji në një reagim në rrjetet sociale.