HomeAktualitetKryesore

Mejhania e Mamurrasit

Mejhania e Mamurrasit

Nga Bledi Mane

Mbrëmë, ah sa pishman u bëra mbrëme qe harxhova kohën dhe energjine elektrike per te parë ne televizor Edi Ramen te ftuar perballe 3 gazetareve te programi i Rudina Xhunges.

Nje tmerr, nje halabakeri komunikimesh. E dini si mu duk?

Sikur Rudina Xhunga ishte pronarja e nje kafeneje ne dalje te Mamurrasit. Aty kishte shkuar te pinte raki Edi Rama, shoferi i furgonit te linjës se Fushë-Kuqes.

Ky i fundit pasi kishte kthyer 3 dopjo raki e tek ngjyente kernackat ne xaxiq, ngacmonte kamariere Rudinen.

Kishte rembyer telefonin Rudina e gjithe nerva telefonoi burrin. Burri nuk vonoi dhe erdhi ne lokal me dy shoke te tjere.

Ata 3 gazetaret e studios se mbremshme qe deri dje i menaxhonte Kasëmi dhe sot i menaxhon Irfani, i ishin ulur te tavolina perballe shoferit pijanec e teksa porositen edhe ata raki, filluan ziheshin e debatonin.

Kamarierja, Rudina mori pak zemer dhe mundohej ta kryqezonte shoferin ne sy te shokeve te burrit. Pyetjet vershonin, përgjigjet vërdhonin, debati nxehej, rakia e llumit te batutave dhe sponteve derdhej lumë.

Nxeheshin e ulerisnin debatuesit por asnje prej te katertve nuk kishte bythe te nxirrte pistoleten e te qellonte sikur ne ajer.

4 burra frikacake ziheshin ne mejhanen e nje femre duke na shfaqur batakun ku ka rene debati politik publik ne kete vend.

O burra kurva, o politikane e ju gazetare, e kuptoni qe po na e shpifni mbremjen dhe ekranet e televizioneve?

E kuptoni qe po kontribuoni jo vetem ne zbrazjen e vendit por edhe ne deformimin e gjenezës së racës shqiptare?#mbyllniLlotot#hapniBordellot