HomeAktualitetDebat

Mbyllja e pikave të basteve/ Rama nxjerr foton e Berishës si “qejfli” kazinosh: Nuk i shpëton dot më asgjë…

Mbyllja e pikave të basteve/ Rama nxjerr foton e Berishës si “qejfli” kazinosh: Nuk i shpëton dot më asgjë…

Kryeministri Rama duket i vendosur për tí dhënë fund industrisë së basteve dhe shpifjeve publike që në shumë raste financohen po nga paratë e pista të basteve.

Më anë të një postimi në Instagram, kryeministri Rama shkruan (teksa hedh një foto të Berishës pranë një kazinoje elektronike teksa e inaguron) se bastet nuk kanë më shpëtim as nga dëshpërimi i lojtarëve, as nga paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në Instagram:

Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike?Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike?