HomeAktualitetDiaspora

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, reagon Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, reagon Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Pas votës në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bën apel për qeverinë dhe politikën që pas kësaj të nisin punën për mundësinë e madhe historike të vendit.

“E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Reagimi erdhi pasi parlamenti i Maqedonisë miratoi me 80 vota “pro” votoi ndryshimet kushtetuese.