HomeAktualitet

Arrestimet e bujshme/ Paralajmëron Xhafaj:Të tjera goditje e rezultate së shpejti!

Arrestimet e bujshme/ Paralajmëron Xhafaj:Të tjera goditje e rezultate së shpejti!

Përmes një postimi në Twitter, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me arrestimet e bujshme që kanë tronditur vendin.

Xhafaj shkruan se operacioni ‘Forca e Ligjit’ do të vazhdojë dhe do të bëjë betejë reale me krimin e organizuar.

Postimi:

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë.

Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti