HomeAktualitetDebat

Zhvillimet e fundit/ Rama në mbledhjen me grupin parlamentar: Mos mungoni të enjten!

Zhvillimet e fundit/ Rama në mbledhjen me grupin parlamentar: Mos mungoni të enjten!

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes që mbajti me grupin parlamentar të PS ka porositur deputetët të mos mungojë asnjë në seancën e së enjtes ku do të votohet ligji për lojërat e fatit.

Po kështu Rama iu ka kërkuar ligjvënësve socialistë të denoncojnë çdo shpifje.

Gjithashtu nuk ka munguar dhe apeli i Ramës për opozitën që të votojë në Kuvend ligjin për lojërat e fatit.

“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet i opozitës t’i bashkohet votimit.

Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes.

Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq ka ekip që e ndjek”, mësohet të këtë thënë Rama në mbledhjen e grupit. (TemA)