HomeAktualitetKryesore

“Shpif shpif se lirohesh”! Rama reagim të fortë ndaj Bashës: Lufta vetëm do të përshkallëzohet

“Shpif shpif se lirohesh”! Rama reagim të fortë ndaj Bashës: Lufta vetëm do të përshkallëzohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut demokrat Lulzim Basha i cili duke iu referuar arrestimeve të ditës së djeshme, sulmoi prokurorinë dhe deklaroi se gjithçka po bëhet për të shpëtuar “peshkun e madh” që sipas tij është Vangjush Dako.

Rama përmes një postimi në Twitter shkruan se sulmet e hapura vijën “nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë”.

Rama thotë se lufta vetëm do të përshkallëzohet.

“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkruan ai.