HomeAktualitet

Klement Balili drejt kapjes, zbulohet mesazhi që Rama i ka dërguar Xhafajt dhe krerëve të policisë

Klement Balili drejt kapjes, zbulohet mesazhi që Rama i ka dërguar Xhafajt dhe krerëve të policisë

Analisti Skënder Minxhozi ka zbuluar mesazhin që kryeministri Edi Rama i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe krerëve të policisë, lidhur me arrestimin e ‘Eskobarit të Ballkanit’, Klement Balilit.

Në emisionin ‘Real Story’, analisti është shprehur se edhe kryeministri Rama e ka kuptuar se Balili duhet të arrestohet. 
“Edhe Rama e ka kuptuar. Madje ka filluar thotë kapeni atë, që të mos vij ambasadori ta kërkojë prapë. Rama e ka marrë këtë mesazh dhe ia ka kaluar edhe trupave të policisë”, ka thënë analisti.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djeshme FNSH rrethoi Sarandën, por Klemend Balili nuk u arrestua.