HomeAktualitetKronike

I dogjën servisin me makina brenda, kush është pronari i kapur pak ditë më parë?!

I dogjën servisin me makina brenda, kush është pronari i kapur pak ditë më parë?!

Një zjarr i fuqishëm ra në një servis dhe pikë shitje makinash në Elbasan, duke bërë që të shkrumbohen disa mjete.

Mësohet se zjarri ra gjatë natës duke zbardhur e marta, në pikën e automjeteve “Autohokej”, në pronësi të 37-vjeçarit Elton Kila i njohur ndryshe si Kastriot Kila.

Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak ditë më parë nga policia e Elbasanit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kjo pasi autoritetet italiane kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij dhe prangosja e Kilës, u bë me qëllim ekstradimi.

Ndaj tij Prokuroria e Pescarës në Itali, në 12 shtator ka lëshuar urdhrin e ndalimit.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.