HomeAktualitetDebat

Akuza e fortë: Basha i shtriu dorën bandave dhe i përdori për të intimiduar socialistët

Akuza e fortë: Basha i shtriu dorën bandave dhe i përdori për të intimiduar socialistët

Në një takim të zhvilluar me gratë në qytetin e Elbasanit për ti thënë stop basteve, që shkatërrojnë familjet dhe shoqërinë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se historia e basteve mori fund dhe prej 1 janarit nuk do të kenë më asnjë mundësi që pranë dyqanit të bukës të jetë edhe dyqani i basteve.

“92 për qind e grave e kanë mbështetur këtë vendim që kemi marë sot. Vëmëndja jonë është tek familja dhe për ju.

E kemi pasur këtë kërkesë prej një pjese të madhe të grave, nënave e motrave të Shqipërisë që duhet ti jepnim fund kësaj mortjejeqë kishte 25 vjet që qarkullont dhe ishte biznesi më ii madh në këtë vend, që gjoja na paskësh prodhuar 7 mijë vende pune, por që në fakt na kishte shkatërruar vit pas viti me dhjetra e mijëra familje”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës Elbasani e di fare mirë se si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxorri dhe nga burgu për ti përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit.

“Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, sikurse e tha dhe Kryeministri në Kuvend ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ja ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjeshtë dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin.

Nuk është larg 2009 dhe Elbasani e di fare mirë se si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxorri dhe nga burgu për ti përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetraëve të Elbasanit.

Kjo është e vërteta e madhe.

Sot PD nëse realisht e do familjen shqiptare dhe të mirën këtij vendi duhet të ishte e praishme në Kuvendin e Shqipërisë e të jepte votën pro mbylljes së basteve dhe të lojrave të fatit në këtë vend.

Ne e dimë që PD-ja nuk ka as lideship, as ekip dhe as program.

Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju këtë lajm të mirë”, tha Balla.

Gjatë bashkëbisedimit, një grua i nderpreu fjalën Taulant Ballës, duke thënë: “Shyqyr që na kthyet burrat dhe djemtë në shtëpi”.