HomeAktualitetDebat

E anullove konferencën pas dorëheqjes së Xhafaj, ish-ministri Tahiri sqaron ndryshimin në moment të fundit

E anullove konferencën pas dorëheqjes së Xhafaj, ish-ministri Tahiri sqaron ndryshimin në moment të fundit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, opozita tha se anulimi erdhi si pasojë e kësaj lëvizje.

Tahiri ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.

Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.

“Konferenca ka lidhje me mua, me askënd tjetër”, u shpreh Tahiri.