HomeAktualitetBota

Video/ Porti i Savonës përfshihet nga flakët, dhjetëra “Maserati” të djegura

Video/ Porti i Savonës përfshihet nga flakët, dhjetëra “Maserati” të djegura

Ka qënë një natë e vështirë pune ajo e zjarrfikësve pas shpërthimit të një zjarri të rëndë në terminalin e makinave të portit të Savonës.

Zjarri ka përfshirë mbi 150 makina, duke përfshirë dhjetra Maserati të destinuara për tregun e Lindjes së Mesme dhe të depozituara në port për eksport.

Sipas hetimeve, rezulton se stuhia e fortë që ka goditur Italinë ka shkaktuar zjarr në port duke bërë që disa prej baterive të shpërthenin duke prekur rradhë edhe makinat e tjera.

Videoja e publikuar nga zjarrfikësit tregojnë flakët që rrethuan makinat.