osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse, bllokimi i negociatave Rama-Tsipras nga Meta favorizon Greqinë?!

Pse, bllokimi i negociatave Rama-Tsipras nga Meta favorizon Greqinë?!

Bllokimi i ashpër nga Presidenti Ilir Meta, i negociatave mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit është dukshëm një veprim që shkon në favor të Athinës dhe Alexis Tsipras.

Kriza më e fundit e përvijuar mes qeverisë dhe Presidentit për Paktin e Detit, nuk është krizë mbi përmbajtjen e draftit, por një krizë para se të hartohet një draft.

Ilir Meta ka nisur një stuhi ndaj qeverisë për paktin me Greqinë, duke bërë publike të gjitha pikëpyetjet që ka për qeverinë, jo thjeshtë në parim, por duke folur në detaje për marrëveshjen, madje kur përmend edhe “pretendimet territoriale”.

Ndërsa ministria e Jashtme është bërë gati që t’i përgjigjet kreut të shtetit, kjo e fundit sipas gjasave nuk do të kënaqë Ilir Metën në përgjigjen e saj.

Ditmir Bushati, mund t’i thotë Ilir Metës se “kemi biseduar paraprakisht me palën greke që të negocojmë për detin mbi parimin e barazlargësisë, por këto do të elaborohen në detaje me hartë në dorë.

Ku një grup hartografësh grekë e shqiptarë  do të përballen  me njëri-tjetrin deri sa të arrijnë në një pikë të përafërt  për barazlargësinë.

Pastaj ata hartën do tja japin Sekretarëve të Përgjithshëm, që do t’ja çojnë ministrave të Jashtëm, këta të fundit kryeministrave dhe në fund harta do të vijë në Presidencë, ku mund të pranohet ose jo”.

Pak a shumë kështu mund t’i thotë Bushati, pasi palët nuk kanë hyrë në detaje.

Kërkesa e Metës sot për informim, parimisht është shumë e drejtë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka detyrë kushtetuese të informonte me shkrim Ilir Metën mbi bisedimet paraprake me palën greke.

Madje, Ilir Meta pas kësaj në mënyrë konfidenciale pa bujë duhet të thirrte Edi Ramën, kreun e SHISH dhe kreun e Forcave të Armatosura për ta pleqëruar me detaje këtë punë që Shqipëria të ketë një qëndrim.

Por kontestimi në këtë formë, i jep grekëve argumenta për të përfituar edhe më shumë nga bisedimet paraprake me qeverinë e Ramës.

Athina nuk ka dashur të rinegocojë paktin detar me Shqipërinë, por ata kanë mbrojtur marrëveshjen që rrëzoi Gjykata Kushtetuese në vitin 2010.

Edi Rama ka insistuar që të rinegocohet një marrëveshje e re, e cila u arrit realisht falë ndërhyrjes së amerikanëve.

Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i cili në gusht ka biseduar me Edi Ramën dhe Alexis Tsipras, për të arritur një paqe mes Tiranës dhe Athinës.

Kjo pasi Joni është kthyer në një çështje strategjike si pasojë e rezervave të naftës së zbuluar.

Paraprakisht Rama dhe Tsipras kanë rënë dakord që të mbyllin një Pakt të Plotë të Partneritetit Strategjik gjatë vizitës që kryeministri grek do të zhvillojë në Shqipëri.

Nëse Ilir Meta nuk do të japë autorizimin për plotfuqinë e negociatave, atëherë pakti strategjik nuk do të ketë pjesën e kufirit detar.

Atëherë sipas të gjitha gjasave do të riaktivizohet  pakti i rrëzuar i vitit 2009, i cili nuk është shfuqizuar nga ana e Athinës.

E cila mund të fuste në Jon kompanitë e kërkimit të gazit, që natyrisht do të futeshin edhe në zonën që sipas marrëveshjes së vjetër i takon Greqisë, por sipas Gjykatës Kushtetuese, i takon Shqipërisë.

Natyrisht ky do të ishte version ekstrem, por në të gjitha rastet çdo acarim nga Presidenti, qeveria apo edhe parlamenti në Shqipëri për Paktin me Athinën do t’i vyente Greqisë.

Deri tani ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar hapur një rinegocim me Greqinë dhe ka mbrojtur marrëveshjen e vitit 2009.

Ilir Meta nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik pro apo kundër marrëveshjes së vitit 2009.

Por Presidenti aktual, ka marrëdhënie të mira me eksponentët e Athinës politike.

Madje dy vjet më parë kur Rama përplasej me qeverinë greke, Meta i bëri karshillëk duke vizituar Athinën dhe u prezantuar si faktori bashkëpunues mes dy vendeve.

Lëvizja e sotme ku Presidenti i nxori negociatat në publik, ka qenë një mesazh më shumë ndaj Athinës sesa ndaj Tiranës. /Pamfleti.com