HomeAktualitetBota

Del urdhri drastik/ Trump iu “pret gjunjët’ emigrantëve”: Mendojeni dy herë para se të niseni!

Del urdhri drastik/ Trump iu “pret gjunjët’ emigrantëve”: Mendojeni dy herë para se të niseni!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sugjeruar se ushtarët amerikanë mund të hapin zjarr në mbi emigrantëve që i afrohen Amerikës dhe hedhin gurë.

Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk pranoi të përjashtonte mundësinë e trupave të vendosura në kufi dhe të qëllonte mbi njerëzit që kalonin në vend ilegalisht.

“Nëse e gjuajnë me gur ushtrinë tonë, ne do të kundërveprojmë. I kam thënë trupave ushtarake që ta konsiderojnë gurin si një pushkë. Po të hedhin gurë siç bënë ndaj ushtarëve dhe policëve meksikanë, ta dinë se ne do i konsiderojmë si armë”, ishte kjo deklarata e Trump.

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara tani e tutje nuk do u japin më azil njerëzve që nuk kanë kaluar fillimisht nga një postë kufitare e shtetit, ndërsa ata që kapen në kufi do të mbahen në kampe deri sa të ekstradohen ose kur kërkesat e tyre të jenë shqyrtuar.