HomeAktualitetKryesore

Pr.ligji në Kuvend: Çmim zero lek të bisedave “roaming” në rajon!

Pr.ligji në Kuvend: Çmim zero lek të bisedave “roaming” në rajon!

Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin i cili i hap rrugë uljes deri në zerim të tarifave të komunikimit të telefonisë celulare roaming, në vendet e rajonit.

Përmes këtij ndryshimi, i hapet rruga zbatimit të roamingut me 0 (zero) lekë me Kosovën, si rishikimin e çmimeve edhe me vende të tjera të rajonit, mbi bazën e marrwveshjeve bilaterale dhe rajonale.

Qëllimi është rregullimi i tarifave të roamingut ndërkombëtar, tarifave me pakicë të përdoruesve celularë të operatorëve shqiptarë, kur vizitojnë vendet e tjera.

Po ashtu do të trajtohen edhe tarifat me shumicë, që operatorët e vendeve të tjera paguajnë kur përdoruesit e tyre vizitojnë Shqipërinë, si dhe të tarifave të shërbimeve të lidhura me roamingun ndërkombëtar.