HomeBlog

Presidenca nuk është selia e LSI-së Z.President!

Presidenca nuk është selia e LSI-së Z.President!

Nga Armand Civici 

Nëse menduat se me zgjedhjen si President , Ilir Meta do të rreshte së ushtruari akte banditeske mbi shtetin ligjor, sikurse ka bërë në njëzetë e kusur vite, e keni patur gabim.

Vendimi tërësisht politik i Presidentit për mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, një dhunim i hapur i Kushtetutës së vendit, është akti final banditesk i kryetarit në hije të LSI-së.

Refuzimi i Metës bazuar “në bindjet e tij” për Lleshin si figurë papërshtatshme, e bën të duket sa qesharak, aq edhe të paskrupullt njeriun që duhet të ishte presidenti i shqiptarëve. Presidenti i shqiptarëve, simbol i unitetit popullor nuk mundet që të sfidojë, e aq më pak t’i bëjë karshillëk Kuvendit të Shqipërisë, organit që zotëron kompetencën e votëbesimit.

Një president i bindjeve politike nuk përfaqëson askënd, përveçse gruas së vet, militantëve dhe tarafit të partisë së tij.

Presidenca nuk mund të jetë selia e një partie që vazhdimisht dhe çmendurisht tenton të bllokojë çdo proces e organ Kushtetues. Mjafton të kujtojmë se si Monika dhe Iliri kanë gjuajtur me gurë reformën në drejtësi, për të kuptuar se sa e duan Shqipërinë.

Në këtë kontekst, problemi është më i madh se sa bëhet apo jo Sandër Lleshi, Ministër i Brendshëm. Problemi i shqiptarëve është një president që ka shkelur Kushtetutën, një politikan i mësuar të mos njohë limite përpara bindjeve të tij, edhe kur këto bien ndesh me shtetin ligjor dhe kushtetutën.

E për këtë arsye Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë në dorë situatën, për t’i dalë zot Kushtetutës dhe për të frenuar një bandit që kërkon të trazojë Shqipërinë nga kolltuku i Presidentit.