HomeAktualitetDebat

Dy ish-presidentët, Bamir Topi: Unë do e kisha dekretuar ministrin e ri. Moisiu: E zgjidha duke ia lënë faturën politike kryeministrave

Dy ish-presidentët, Bamir Topi: Unë do e kisha dekretuar ministrin e ri. Moisiu: E zgjidha duke ia lënë faturën politike kryeministrave

Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar në Open në Top Channel vendimin e presidentit Meta për të mos dekretuar propozimin e kryeministrit për postin e Ministrit të Brendshëm.

Topi thotë se Meta duhet të japë arsyet pse mori këtë vendim, ndërsa ai vetë do ta kishte firmosur dekretin.

Ish Presidenti Topi: Ka gjithmonë një herë të parë, por problemi është errësira e informacionit. Pse Presidenti nuk e dekretoi është detyrim kushtetues të japësh arsyet. Kam respekt në distancë për Sandër Lleshin.

Si do vepronit ju?

Ka një rregull që është kushtetues, nëse kandidatura i plotëson kushtet dhe unë këtë do e kisha në diskrecionin e propozuesit. Unë personalisht do kisha dhënë dekretin.

Ndërsa ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar mos dekretimin e ministrit të Brendshëm, ka treguar çfarë i ka ndodhur atij gjatë kohës kur ishte president.

Ish Presidenti Mosiu: “Kam patur dy taste të tilla. Në kohën e Nanos kisha vërejtje për dy nga ministrat. Kryeministri i dha ato kritikat e tij dhe u tërhoqa.

Me zotin Berisha pata vërejtje për një ministër të Berishës. Erdhi Berisha që të më takojë. Nuk dua të them për emrat. I thashë Berishës pretendimet e mia, në rast se iu merrni përgjegjësinë politike unë e mbyll. Sigurisht që i firmosa.

Nuk ka asnjë pengesë për të mos e dekretuar Sandër Lleshin!”, tha Moisiu në emisionin Open në Top-Channel.