HomeAktualitetKryesore

Tirana hedh kandidaturën për t’u zgjedhur “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2024”

Tirana hedh kandidaturën për t’u zgjedhur “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2024”

Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë qendra e kulturës në Europë. Pasi mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve që po zhvillohet në Firence, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se ky ishte momenti më i mirë që kryeqyteti i shqipërisë të përfshihej në garë.

Veliaj: Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së saj për vitin 2024.

Veliaj shprehu bindjen se falë përgatitjeve që tashmë kanë nisur, do të kemi një tjetër histori suksesi.

Veliaj: Si të gjitha qytetet që kandidojnë për të qenë mikpritës të Lojërave Olimpike, Kampionatit Botëror të Futbollit apo të aktiviteteve të ndryshme, përgatitjet fillojnë vite më përpara. Ndaj, po i fillojmë përgatitjet 4-5 vite përpara, që kur të kemi edhe infrastrukturën, edhe buxhetin e nevojshëm, plus ndihmën që vjen nga Komisioni Evropian, besoj do të prodhojmë një histori tjetër suksesi për Tiranën tonë.

Sa i përket vitit të ardhshëm kryebashkiaku theksoi se në buxhet i është dhënë një rëndësi e veçantë kulturës.